Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

FAQ

  FAQ Të Përgjithshme     ...

Lajmet e fundit

ABCom ju lejon te mbani numrin tuaj fiks dhe te kaloni nen operatorin A...

Themeluar në Prill 1998 ABCom u bë shumë shpejt ISP më e madhe dhe më e besueshme në vend.

1998 Prill krijohet ABCom, ISP me e madhe dhe me e suksesshme në Shqipëri.

1998 Instalon stacionin e pare VSAT te ISP ne Shqipëri duke u bere përfaqësuese e shitjeve te Kompanisë Loral Orion.

1999 ABCom ofron për herë të parë shërbimin broadband (linje DSL & Wireless).

2000 ABCom bëhet Përfaqësues ekskluziv i Patton për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

2001 ABCom merr licencën e ISP Rajonale dhe shtrin aktivitetin e saj në qytetet Durrës dhe Elbasan.

2003 ABCom zgjeron aktivitetin me shërbimet e saj ne: Shkodër, Kruje, Fushë-Krujë, Rinas.

2004 ABCom merr licencën e ISP Kombëtare.

2005 ABCom shtrin aktivitetin duke mbuluar një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë ne qytete te tjera si: Fier, Vlore, Lezhe etj.

2005 ABCom vë në zbatim fjalën e fundit të teknologjisë siç është Fibra Optike.

2005 ABCom ofron produktin e ri cilësor: Telebota.

2006 ABCom përfundon lidhjen me te madhe te Internetit ne Shqipëri dhe përfundon zgjerimin e rrjetit kombëtar ne 70% te popullsisë.

2007 ABCom zgjeron te dy Daljet Ndërkombëtare ne 4xSTM1.

2008 ABCom ndryshon pronësinë dhe drejtimin e kapitalit në kompani

2009 ABCom fillon zgjerimin e rrjetit HFC në Tiranë, Vlorë, Shkodër. Ngrihet infrastruktura me fibër optike dhe prezantohet në tregun Shqiptar për herë të parë shërbimi 3 në 1 tek tregu rezidencial. Ndërkohë konsolidohet pjesa e tregut në shërbimet e biznesit. Produktet/Portofoli i markës: (a) Televizion kabllor dixhital; (b) Internet (c) Telefon

 

Profili i ABCom

ABCOM është kompania kryesore në fushën e komunikimeve në Shqipëri dhe provideri i parë, i cili ka zbatuar teknologjinë dixhitale në Shqipëri dhe është Novator dhe lider në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dixhitale, bazuar në teknologjitë më të fundit si: Fiber Optike, ADSL+2, aDSL, Wireless , karta telefonike, etj

ABCOM me qendër në Tirane operon nëpërmjet rrjetit të tij të pavarur në fibër, bakër dhe transmetime valore që mbulojnë mbi 75% të territorit të Shqipërisë si: Shkodër, Lezhë, Krujë, Fushë Krujë, Rinas, Tiranë, Durrës, Elbasan, Cërrik, Korçë, Pogradec, Lushnje, Fier, Vlore etj.

Me një shtrirje të gjerë gjeografike dhe gamë të madhe shërbimesh, ABCOM është i angazhuar në plotësimin e kërkesave dhe nevojave nga Korporatat e deri tek klientët familjarë. ABCom është i orientuar në identifikimin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve për të ardhmen, duke u mbështetur mbi zhvillimet më të fundit të teknologjisë botërore.

Shtrirja gjeografike e shërbimeve të kompanisë përfshin qytetet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kruje, Laç, Elbasan, Durrës, Lushnje, Kuçovë, Fier, Vlorë, Librazhd, Pogradec, Korçë, etj.

Pikat e shitjes ABCom janë aktualisht në 6 qytete dhe shumë shpejt do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

- Tiranë (8 dyqane)

- Vlorë (4 dyqane)

- Shkodër (3 dyqane)

- Lushnje (1 dyqan)

- Durres (3 dyqane)

- Elbasan (1 dyqan)

Te gjitha te drejtat te rezervuara ABCom sh.p.k 2014