Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

FAQ

  FAQ Të Përgjithshme     ...

Lajmet e fundit

ABCom ju lejon te mbani numrin tuaj fiks dhe te kaloni nen operatorin A...

Krahas investimeve të mëdha në fushën e teknologjisë dhe pozicionimit në treg si një ndër kompanitë më serioze që operojnë sot në Shqipëri, ABCom sjell një mentalitet të ri përsa i përket burimeve njerëzore dhe politikës së punësimit. Kjo politikë është themeluar mbi njohjen e vlerës së diversitetit të çdo individi dhe siguron mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar pranë nesh.

Megjithatë, madhësia e kompanisë sonë kërkon mbështetjen e shumë drejtuesve të kualifikuar që zotërojnë njohuri menaxheriale, ekonomike dhe  njohuri specifike profesionale.

Punonjësit e ABCom ndajnë me njëri tjetrin jo vetëm eksperiencat e ndryshme profesionale por edhe mbështesin vazhdimisht të rinjtë, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit tonë, duke besuar maksimalisht tek ata për një punë cilësore.

Ndaj këtyre punonjësve, ABCom tregohet gjithnjë i kujdesshëm për t’i mundësuar promovime në detyrë dhe benefite financiare, trajnime profesionale nga më cilësoret, një ambient pune në harmoni të plotë si edhe mirënjohjen e të qenurit pjesë e pandarë e suksesit të kompanisë.

Ne u ofrojmë punonjësve tanë:

Besim, vlerësim, kushte të shkëlqyera punësimi dhe mundësi të pafundme të zhvillimit të karrierës.

Ne jemi gjithmonë të interesuar për profesionistë të rinj apo me eksperiencë të pasur, si nga tregu i gjerë i punës shqiptar ose edhe i huaj. Ne ofrojmë mundësi të barabarta punësimi pa dallim moshe, gjinie apo karakteristika të tjera të vecanta. Kjo na mundëson t’i përzgjedhim njerëzit tanë vetëm në bazë të meritave të tyre.

Jemi më të mirët, punojmë me më të mirët


ABCom është aktualisht duke kërkuar për:

Tiranë

Fier

Te gjitha te drejtat te rezervuara ABCom sh.p.k 2014