|
 

Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

Brandi

Logoja e ABCom dhe elementet e tjera grafike identifikuese të Mark&eum...

Historiku

Themeluar në Prill 1998 ABCom u bë shumë shpejt ISP më ...

Lajmet e fundit

 

  1. ABCom ju lejon te mbani numrin tuaj fiks dhe te kaloni nen operatorin ABCom, te flisni me tarifat me te ulta ne treg dhe te kurseni deri ne 80% te fatures mujore.

    Tiranë Prill 2013

    Deshirojmë tju njoftojmë se tani ju mund të përfitoni nga Portimi i numrit të telefonisë fikse.

    Me anë të këtij shërbimi ju mjafton të plotësoni vetëm një kërkesë në zyrat e ABCom në mënyrë që të mbani numrin tuaj fiks ekzistues që keni dhe ta kaloni atë në ABCom PA PAGESE.

    Me kalimin e numrit tuaj ekzistues në ABCom ju përfitoni tarifat më të ulta në treg dhe të kurseni deri në 80% të faturës mujore.

    Portoni numrin Falas dhe Përfitoni ofertën Speciale nga ABCom :

    Mbaje numrin ekzistues që ke, kaloje atë në ABCom-fiks dhe përfitoni

    60 min kombëtare në muaj dhuratë për 6 muaj plus 4000 minuta brenda rrjetit ABCom në muaj dhuratë për 12 muaj pajtim.

    Avantazhet e Telefonisë të ABCom:

    1. Tarifat më të lira në treg, deri në 80% më lirë krahasuar me operatorët e tjerë.
    2. Rimbushje online të shërbimit të telefonit me kredite nga webi ose duke telefonuar në nr 142 Pa Pagese
    3. Faturë e detajuar mujore e thirrjeve të kryera dhe të marra.
    4. Identifikim i thirrjeve hyrese
    5. Numri fiks ABCom përdoret dhe si numër FAX-i.
    6. Opsioni i call waiting , aktivizimi i thirrjes në pritje.
    7. Fshehja e numrit për thirrjet dalëse.
    8. Transferimi i thirrjeve.
    9. Kontrolloni online të balancës së kreditit nëpërmjet webit ose duke telefonuar në nr 145.
    10. Suport teknik i 24 orë/7dite online i përbërë nga një Ekip i Dedikuar, për ti dhënë zgjidhje çfarëdo lloj problemi në numrin 04 4500139 PA PAGESë.
    11. Instalim falas. Lidhja brenda 48 orëve në zonat ku ka mbulim dhe akses.
    12. Pajtim mujor vetëm për 300 lekë në muaj me TVSH.

     

    ABCom- Fiks është telefonia fikse që sjell një mënyrë të re komunikimi, me tarifa më të ulta dhe të kontrollueshme nga të gjithë dhe në cdo moment.

     

  2. InfoCom Albania nderon kompaninë ABCom me çmimin “Triple Play Business Excellence”

    Tiranë Dhjetor 2011

    Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom u mbajt të martën, më datë 6 dhjetor 2011 pranë hotel Sheraton Tirana, trajtoi temën «Shqipëria Dixhitale: Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë-Broadband» që pritet të jetë tërheqja kryesore për industrinë e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit.

    Konferenca u organizua nga kompania mediatike Smart Press S.A., një prej kompanive kryesuese në këtë fushë, zotëruese e faqeve të internetit të teknologjisë, botuese e revistave dhe organizuese e njohur konferencash.

    Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom ishte eventi i rradhës në linjën e eventeve shumë të suksesshme organizuar nga Smart Press SA përgjatë 14 viteve të fundit në Greqi dhe Qipro.Me fokus drejt së ardhmes, tema kryesore e Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit InfoCom ishte “Shqipëria Dixhitale: Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë-Broadband”.Synimi kryesor i Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit InfoCom është të kthehet një pikë takimi për sipërmarresit e politikës dhe biznesit si edhe për të gjithë aktorët kryesorë të tregut – me fjalë të tjera, të bëhet institucion për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe propozimeve të ndryshme në tregun shqiptar të TIK.

    Qëllimi i Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit InfoCom ishte të nxirrte në pah investimet në implementimin e brezit të gjerë janë një mjet mjaft domethënës për zhvillimin e cilësdo ekonomi si dhe t’u referohet problemeve dhe reformave të nevojshme institucionale. Gjithashtu, shtroi pyetje dhe sugjerime, në mënyrë që vendi të mundë të lëvizë me shpejtësi drejt Shoqërisë së Informacionit dhe Dijes.

    Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom u organizua në 3 sesione:

    Sesioni 1:Infrastruktura dhe Rrjetet Next Generation

    Ky sesion i dedikohet opinioneve dhe prezantimeve nga kompani të cilat do të marrin përsipër implementimin e Rrjeteve Next Generation fikse dhe pa kalbëll, si edhe nga specialistë të cilët do të përshkruajnë teknologjitë që do të zbatohen dhe modelet e biznesit mbi të cilat do të mbështeten këto implementime, në mënyrë që të sigurohet realizueshmëria e invenstimeve të nevojshme për përmbushjen e qëllimit.

    Sesioni 2: Samiti i Drejtorëve Ekzekutivë: Citius -Altius–Fortius

    Figura të politikës dhe institucioneve të vendit prezantuan opinionet e tyre mbi të gjitha këto tematika, së bashku me drejtorët ekzekutivë të operatoreve të telekomunikacionit të cilët do të përvijojnë pritshmëritë e tyre të ardhshme dhe serinë e vrullshme të ngjarjeve në tregun shqiptar të telekomunikacionit.

    Sesioni 3: Çmimet InfoCom Albania

    Konferenca u mbyll me Çmimet InfoCom Albania të cilat shpërblyhen dhe nderuan kompani dhe drejtues që sjellin risi në shërbime dhe produkte.Qëllimi i çmimeve është njohja publike e përpjekjeve dhe efikasitetit e të gjithë atyre që kanë kontribuar me krijimtarinë dhe pasionin e tyre për rritjen e tregut dhe përparimeve teknologjike në Shqipëri.

    Midis kompanive të tjera, edhe ABCom ishte një nga kompanitë që u nderuan me çmim, dhe pikërisht çmimin - Triple Play Business Excellence, për të bërë publike përpjekjet dhe efektivitetin e të gjithë atyre që kanë kontribuar me krijimtarinë dhe pasionin e tyre, për rritjen e tregut dhe evoluimin e teknologjisë.

  3. Debitim Automatik ne Banken tuaj

    Tiranë Mars 2011

    Për të lehtësuar transaksionet e shërbimeve, ABCOM ju mundëson të kryheni pagesat mujore nëpërmjet debitimit automatik në Bankën tuaj nga llogaria juaj:

    • Ky shërbim është i vlefshëm vetëm për abonimet 1-vjecare Internet ose TV, por që paguhen cdo muaj.
    • Klienti duhet të autorizojë Bankën e tij te bëjë pagesa mujore automatike nga llogaria e tij, në llogarinë e ABCOM, për periudhën e kontratës.
    • Duke përdorur këtë shërbim ju përfitoni cmime preferenciale.
Te gjitha te drejtat te rezervuara ABCom sh.p.k 2014