Historiku

Themeluar në Prill 1998 ABCom u bë shumë shpejt ISP më ...

Lajmet e fundit

ABCom ju lejon te mbani numrin tuaj fiks dhe te kaloni nen operatorin A...

Brandi

Logoja e ABCom dhe elementet e tjera grafike identifikuese të Mark&eum...

Mbushni dhe kontrolloni on-line depozitėn e telefonit tuaj fiks

Pasi keni klikuar në linkun ”Mbushni dhe kontrolloni on-line depozitën e telefonit tuaj fiks”, që ndodhet në faqen kryesore www.abcom.al në kuadratin ZONA e KLIENTIT, klikoni këtu për t’u lidhur me portalin e klientit. Për të kryer rimbushjen duhet më parë të keni blerë një kartë ”TELEBOTA Rimbushese” pranë pikave të shitjes ABCOM.

Informacioni që ju nevojitet për mbushjen e llogarisë është:

  • Username:  nr. 11 shifror i plotë i telefonit tuaj ABCOM në formatin 355445xxxxx
  • Password: Është kodi individual që mund ta terhiqni mbrapsht nëpërmjet butonit “Password recovery” në portalin e llogarisë së klientit Portablling, duke dhënë adresën personale e-mail që keni regjistruar në ABCOM. Në rast të kundërt duhet të paraqiteni në një nga pikat e shitjes për të regjistruar një adresë e-mail personale tuajën, në të cilën do të merrni kodin personal pasi të ndiqni procedurën e mësipërme.
  • Mbasi informacioni Username dhe Password hidhet në fushat përkatëse dhe klikoni Login, ai do të verifikohet në sistem dhe ju do të kaloni në faqen e Llogarisë Tuaj, ku do te keni mundesinë të mbushni dhe kontrolloni llogarinë tuaj të telefonisë fikse në cdo rast.
  • Në menunë kryesore lart – majtas të nderfaqes Portabilling, klikoni butonin e Mbushjes online të Llogarisë tuaj me tekstin “recharge using voucher”.
  • Gërvishtni kartën telefonike, që keni blerë pranë pikave të shitjes dhe vendosni kodin 12 shifror të Pin-it, që shfaqet në panelin e kartes tuaj ku keni gervishtur.
  • Mbasi ju  të keni vendosur saktë kodin 12 shifror dhe të klikoni butonin ”Recharge” mbushja e telefonit tuaj fiks do të kryhet me sukses.

Ketë mund ta verifikoni duke kontrolluar gjendjen e llogarisë tuaj në butonin e menusë kryesore “Account Info”.

Te gjitha te drejtat te rezervuara © ABCom sh.p.k 2014