Njoftim mbi ndryshimin e tarifave të telefonisë nga Data 1 Shtator 2010
Kompania ABCom në zbatim të vendimit të AKEP nr. 1348 dt. 26/07/2010 për “Përcaktimin e sipërmarrësit ALBtelecom Sh.a., me Fuqi të Ndjeshme në Treg dhe vendosjen e masave rregulluese në tregjet me pakicë të telefonisë fikse dhe tregjet me shumicë të interkoneksionit të telefonisë fikse” është e detyruar që të kryejë ndryshimin e tarifave të bisedave telefonike për drejtime të ndryshme kombëtare për përdoruesit e ABCom shpk.
Këto tarifa ndjekin të njejtën ecuri ndryshimesh që kanë pësuar tarifat e terminimit dhe të përdoruesve të ALBtelecom për shkak të marrëveshjeve në fuqi të interkoneksionit midis operatorëve.
Tarifat e instalimit, pajtimit apo mirëmbajtjes mujore të shërbimit të Telefonisë fikse ABCom, NUK do të ndryshojnë.
Ndryshimi i tarifave lokale dhe kombëtare do të reflektohet vetëm në çmimin e bisedave telefonike drejt rrjetit ALBtelecom dhe operatorëve alternative për thirrje brenda Shqipërisë.
Telefoni është baza e të gjithë metodave të reja të komunikimit që përdoren gjerësisht në të gjithë botën. Shërbimet tona telefonike ndjekin teknologjinë më të fundit që ofron cilësinë maksimale me kosto të papërfillshme. ABCom ka për synim ofrimin e një shërbim që është njëkohësisht cilësor, transparent, lehtësisht i kontrollueshëm, dhe sigurisht me kosto konkurruese në treg. ABCom ofron numeracion sikur telefonia fikse Albtelecom në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ne kemi hyrë në marrëdhënie ndërlidhje direkt me operatoret OFNT dhe me shume operatore Tier1 ndërkombëtarë, etj.
Te mirat e telefonise fikse ABCom
- ABCom Tel është telefonia fikse që sjell një mënyrë të re komunikimi, me tarifa më të ulta dhe të kontrollueshme nga të gjithë dhe në cdo moment
- Rimbushje sipas nevojave tuaja
- Tarifa të detajuara dhe të kontrollueshme përmes internetit si numrin e thirrur/datën/orën/kohëzgjatjen e bisedave të kryera
- Pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer
- Në këtë plan shërbimi përfshihet gjithashtu:
- Identifikim i thirrjeve hyrëse
- Identifikim i thirrjeve të humbura
- Bllokim thirrjesh
- Rimarrje e numrit të fundit dalës/hyrës
- Listë e personalizuar e numrave të preferuar, etj.
- Asistencë e plotë teknike 24/7 nëpërmjet telefonit ose në shtëpinë tuaj
- Pajisjet do të konfigurohen dhe instalohen nga ABCom ne shtepine tuaj
- 1 Muaj sherbim interneti falas Paketa Entry
Tarifa zyrtare abonimi
|
Periudha e abonimit mujor |
Kosto e abonimit mujor (lekë/muaj) |
| 1-3 muaj |
360 |
| 6 muaj |
330 |
| 1 vit |
300 |
| kosto e instalimit |
FALAS |
| depozite modemi |
1000 Leke Cable modem/tel |
Tarifat e bisedave telefonike nga 1 Shtator 2010
|
DESTINACIONI NGA RRJETI ABCOM DREJT... |
ÇMIMET me TVSH (lekë/minutë) |
| numrave brenda rrjetit ABCOM | FALAS |
| numrave Fiks në Tiranë | 3.5 |
| numrave fiks të Shqipërisë (operatori Albtelecom) |
7.5 |
| numrave fiks të brenda rajonit (operatoret Alternativ) | 6.5 |
| numrave fiks të Shqipërisë (operatoret Alternativ) | 9.6 |
| numrave Celularë (AMC/Vodafone mobile) | 22 |
| numrave Celularë (EAGLE mobile) | 26 |
| numrave fiks të Europës Perëndimore 1 | 8-10 |
| numrave cel të Europës Perëndimore 2 | 25-35 |
| numrave fiks të Europës Lindore 3 | 10 |
| numrave cel të Europës Lindore 4 | 25 |
| vendeve të tjera të Evropës | 25-45 |
| numrave fiks & celularë të Amerikës së Veriut 5 | 8 |
- Kosto e instalimit është FALAS.
- Depozita e modemit (Cable modem/Tel) eshte 1000 leke.
- TVSH është e përfshirë në të gjitha çmimet e mësipërme.
1 U.K- France-Gjermani-Itali-Belgjike-Suedi-Finlande-Austri-Zvicer-Portugali-Spanje-Greqi-Monaco-Danimarke-Irlande-Norvegji, etj.
2 U.K- France-Gjermani-Itali-Belgjike-Suedi-Finlande-Austri-Zvicer-Portugali-Spanje-Greqi-Monaco-Danimarke-Irlande-Norvegji, etj.
3 Rusi, Bullgari, Bosnje dhe Herzegovina, Republika Ceke, Estoni, Hungari, Maqedoni, Rumani, Serbi, Mal i Zi, etj.
4 Rusi, Bullgari, Bosnje dhe Herzegovina, Republika Ceke, Estoni, Hungari, Maqedoni, Rumani, Serbi, Mal i Zi, etj.
5 USA, Canada









