IP VPN

VPN eshte nje rrjet privat i krijuar brenda infrastruktures se nje rrjeti publik. Me ane te VPN zyrat ose individet mund te aksesojne ne menyre te sigurte rrjetin e organizates se tyre. Duke konfiguruar nje VPN, ne rrjet mund te ndahen te dhena njelloj si te ishin te lidhur me kabell ne nje LAN point-to-point.

Siguria ne VPN realizohet me ane te teknikes se tunelimit, ku paketat enkriptohen, payload i enkriptuar enkapsulohet brenda paketes.

Perfitimi i VPN eshte qe lejon nje organizate per te pasur lidhje te sigurte midis zyrave ose perdorueseve te ndara gjeografikisht, duke perdorur lidhjet ekzistuese (ADSL, ISDN, kabell). Protokollet qe e suportojne kete sherbim jane PPTP, IPsec, L2F, L2TP.

ABCom ne infrastrukturen backbone IP i ka dhene prioritet protokollit IPsec ne menyre qe IP VPN te konvergjoj ne nje sherbim me prioritet te larte.

Perse VPN?

Ka disa arsye per ndertimin e VPN, por me i rendesishmi eshte qe virtualizohet komunikimi midis anetareve te nje organizate qe jane gjeografikisht te ndare. Komunikimi eshte “i padukshem” nga jashte dhe njekoheshisht ka avantazh sepse perdor infrastrukuren ekzistuese. Sherbimi IP VPN lejon klientet tane (organizata qeveriteare dhe jo-qeveritare, bankat, dhe institucione te ndryshme) te logohen ne rrjetin e kompanise dhe te realizojne ne lidhje te shpejte dhe te sigurte. Nje arsye tjeter eshte se ky komunikim eshte mjaft ekonomik, nje koleksion rrjetesh virtual qe implementohet ne nje rrjet te vetem fizik duke qene me i lire per t'u operuar.

Perdorimi i VPN

Para se te dini kohen dhe burimet qe duhet per te konfiguruar dhe mirembajtur VPN, ju duhet te dini pse ju nevojitet dhe si duhet ta perdorni ate. Nese doni t'a perdorni vetem per akses remote tek mail, atehere VPN nuk eshte shume praktike. VPN eshte e pershtatshem per aplikacionet e bizneseve si ato qe shpjegohen me poshte.

Rrjeti i brendshem midis zyrave

VPN mund te perdoret kudo ku kerkohet nje lidhje e sigurte point-to-point midis zyrave qe ndodhen larg. Per shembull, ne nje spital te madh sistemi kryesor eshte ne zyren e administrates, ndersa laboratoret ndodhen diku tjeter. Ne vend qe te realizohet lidhja me ane te linjave, mund te krijohet nje VPN me kosto te ulet dhe te dhenat mund te shkembehen ne menyre te sigurte mbi linja telefonike. Nje pajisje VPN (switch, router ose server) vendoset midis rrjetit te departamentit dhe rrjetit kryesor.

Rrjeti i jashtem

Nje kompani mund te kete nje dege te vogel ose punonjes qe hyjne remote dhe qe puna e tyre varet nga zyra qendrore ,ose mund te kete klient qe duan te kene akses te sigurt te dhenash.

Te gjitha te drejtat te rezervuara ABCom sh.p.k 2014