Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

Brandi

Logoja e ABCom dhe elementet e tjera grafike identifikuese të Mark&eum...

Historiku

Themeluar në Prill 1998 ABCom u bë shumë shpejt ISP më...

Menaxher Dege Korce

E ardhmja është ABCom

Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Menaxher Dege”, në qytetin e Korces.

 

 

Përgjegjësitë:

  • Planifikon, zhvillon dhe implementon strategjine operacionale per degen e Korces, sipas buxhetit te aprovuar paraprakisht.
  • Monitoron dhe raporton mbi operacionet ditore, zhvillimin e planeve paraprake te punes dhe arritjeve te deges.
  • Menaxhon dhe motivon stafin e deges.
  • Menaxhon, kontrollon/monitoron shpenzimet sipas buxhetit te aprovuar.
  • Ndervepron ngushte me te gjithe menaxheret e qendres, per te kuptuar dhe zbatuar te gjitha nevojat dhe objektivat e biznesit.
  • Mundeson qe aktiviteti i deges te jete ne perputhje te plote me politikat e kompanise, ato te kualitetit, te sigurise ne pune, si edhe me legjislacionin ne fuqi.
  • Motivon dhe vlereson stafin e tij duke synuar te ndertoje nje ekip performant dhe profesional.
  • Pergjegjesi edhe Marredhenie me administraten Publike dhe Fiskale

 

Profili:

  • Diplomë Universitare ne Fakultetin Ekonomik/Administrim Biznesi.
  • Eksperience ne fushen e  telekomunikacionit
  • Aftesi shume te mira organizative, menaxhuese dhe raportuese
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe nderveprimi
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhje te problemeve
  • Sens i lartë përgjegjshmërie
  • Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze

 

 

Do të konsiderohet avantazh:


o Eksperienca pune të mëparshme në menaxhim.

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë, deri ne daten 11 Maj.

 

CV do te pranohen deri në 20 Maj 2017.

Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpėrndarja ėshtė e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2016

  Ne jemi në linjë - Filloni Bisedën